ALBOGRAPHY pjesë e Samitit të Diasporës 2026

ALBOGRAPHY pjesë e Samitit të Diasporës 2026

ALBOGRAPHY pati kënaqësinë dhe privilegjin të marrë pjesë në Samiti i Diasporës 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme që bashkon shqiptarë nga e gjithë bota, bizneset, sipërmarrësit dhe promovuesit e kulturës dhe identitetit kombëtar.

Gjatë samitit prezantuam koleksionin tonë të stilolapsave me tematikë historike shqiptare, të cilët ngjallën interes të madh tek vizitorët dhe pjesëmarrësit. Në ekspozim ishin 10 modelet tona unike.

ALBOGRAPHY ishte gjithashtu pjesë e seksionit B2B, ku patëm mundësinë të zhvillojmë takime dhe bashkëpunime me biznese, partnerë dhe profesionistë nga diaspora shqiptare dhe më gjerë.

Pjesëmarrja në këtë samit ishte një eksperiencë shumë e vlefshme për ne dhe një hap tjetër në misionin tonë për të promovuar historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar përmes produkteve kreative dhe unike.

Falënderojmë organizatorët e Samitit të Diasporës 2026 dhe të gjithë ata që vizituan stendën tonë dhe mbështetën AlboGraphy.

Back to blog